Ka vdekur në rrethana të dyshimta Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare në Komunën e Gjilanit.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe kryetari i komunës, Alban Hyseni.
“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Drita Bajrami Kajtazi, koleges e bashkëpunëtores tonë në Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni
Gazeta mëson se rasti ka ndodh dje pasdite, ndërsa viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo më vonë është liruar nga spitali dhe pas këtij momenti ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.
Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerës do të zhvillohet sot në ora 16:00.