spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Vrasja në Lipjan, këta janë dy personat e arrestuar

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe për pasojë ka humbur jetën. Përveç tij, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

Bazuar në informacionet e para, dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe të njëjtit tashmë janë arrestuar.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit