Reprezentusi o Kosovës, Edon Zhegrova, është kryefjala e kthesës në rezultat dhe të fitorja e skuadrës franceze, Lille.
Zhegrova nuk ka startuar nga minuta e parë por u aktivizua nga minuta e 16-të por që i mjaftuan për t’i dhënë goditje të rëndë Atleticos në Madrid.
Golli tij në minutën e 61-të, rrallë herë shihet në stadiumet evropiane, duke goditur nga rreth 17 metra e në këndin e epërm të djathtë, la të hutuar portierin slloven Jan Oblak.
Lille ngadhënjeu me rezultat 3:1 në Madrid ndaj Atleticos së trajnerit Diego Simeone, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.
Media e madhe spanjolle, “Marca” e ka përshkruar me dy fjalë eurogolin e Zhegrovës.
”Zhegrova, sa mirë e kërkoi hapjen për gjuajtjen nga vija e zonës dhe goditi me shumë cilësi”, shkruan mes të tjera “Marca”.