spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Gani Geci i përgjigjet gruas së “Sandokanit”: Njeri mun me pas infarkt edhe tu pi çaj

Gani Geci i është përgjigjur Sanije Rexhës, gruas së komandantit Abedin Rexha, lidhur me rastin e këtij të fundit, për vdekjen e të cilit ajo akuzon pikërisht Gecin.

Sanije Rexha tha dje se Gani Geci ia ka vrarë burrin, e pas një dite kanë çuar burrat për të kërkuar besë.

Geci u shpreh se kjo ka ndodhur pasi që ai ka menduar se Rexha është vrarë në atë situatë, por që më vonë e ka marrë vesh se ai ka vdekur nga infarkt.

“Problemi është që unë s’jam kanë mjek ligjor me dit se çka ka ndodh dhe ne kemi mendu që mos ka ndodhë vrasja. Sepse unë s’kam qenë mjek ligjor. Unë qaq fort jam shliru kur u ba ekspertiza, të lutem, pasha zotin, djali jem e ka incizu edhe djali jem e ka rujt edhe sot e kësaj dite e kam këtë incizim, unë s’e kom dit as që u ba ekspertiza”, tha Geci.

“Aso kohe unë kam thanë që e kam mbrojt veten sepse unë kam qenë i sulmuar nga Abedin Rexha. Jam kanë në makinë, janë kanë 4 vetë me mu”, tha Geci.

“A e keni pa që ndodh infrakti edhe gjatë rrugës, njerëzve ju ndodh një infrakt tu pi çaj, edhe nga stresi. A keni dëgju që edhe nga stresi?”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit