spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Kjo është motra e zv/ministrit të Sveçlës që u punësua te Faton Peci

Blerta Gashani-Berisha motra e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashani në vitin 2022-të kishte hyrje me një projekt në Ministrinë e Bujqësisë e cila e udhëheqtë nga Faton Peci.

Por, dy vite më vonë, Ministria e Bujqësisë hap konkurs Agjencia e Zhvillimit Bujqësor (AZHB) për pozitën  “Zyrtar për Arkiv”.

Për këtë pozitë 21 kandidatë I kishin plotësuar kushtet. Vetëm dy do të pranoheshin në punë, njëra nga ta do të ishte motra e Blerim Gashanit. Më 84.6 pikë, Komisioni kishte vlerësuar se Blerta Gashani- Berisha kishte siguruar vendin e punës.

Lajmin e punësimit në ministrinë  e Bujqësisë e ka konfirmuar zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, por për çudi për këtë punësim nuk ishte I informuar ministri I Bujqësisë, Faton Peci.

Krejtë ky punësim doli në shesh ku gjatë të martës në emisionin “Pressing”, ish kryeinspektori I AKI-së, Burim Ramadani e vuri në siklet ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.

Analisti Burim Ramadani e ka pyetur zëvendësministrin i Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci, i pranishëm në studio.

“Ju jeni shokë, a e keni të punësuar ndonjë familjar të Gashanit”, ka thënë Ramadani fillimisht.

Përgjigje e Pecit, ka qenë “nuk e di”.

Ramadani nuk ndaloi me aq sërish iu drejtuar ministrit të Bujëqsisë, dhe Gashani tha se po, ka qenë projekt në vitin 2022.

“Po, ka ndodhur vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt”, ka thënë Gashani.

Por, më pas Ramadani tha se motra e tij tashmë është pjesë e administratës.

“Tash është zyrtare e arkivës, a është pranu. Tash është në administratë”, ka thënë Ramadani.

E Gashi tha se motra e tij “nuk është duke shkuar fshehur në punë”.

“Nuk është duke shkuar motra fsheft në punë”, tha Gashani.

Pastaj, Peci tha se nuk e ka ditur, duke e pyetur Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.

“Berisha e ka”, u përgjigj Gashani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit