spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Gattuso i jep dënim interesant Dajakut

Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku, ka marrë dënim interesant pas reagimit që bëri pasi u zëvendësua në ndeshjen e fundit në kampionatin kroat.

Trajneri i Splitit, Gennaro Gattuso, siç raporton “Index.hr”, ka urdhëruar Dajakun ta paguajë një darkë për të gjithë ekipin për ta shlyer gabimin që bëri.

Dajaku 23-vjeçar u largua nga loja në fundjavë ndaj Slaven Belupos në minutën e 57-të. I inatosur, futbollisti kosovar mori një shihe dhe e hodhi në bankën rezervë. E gjithë skena u kap nga kamerat.

Por trajneri Gattuso ka shpjeguar se nervozizmi i Dajakut nuk ishte me të, por me veten dhe gabimet që bëri gjatë ndeshjes.

Trajneri italian, i njohur për disiplinën strikte, pranoi kërkimfaljen e 23-vjeçarit, por i tha se nuk do të kalojë pa dënim.

Dajaku është kthyer në planet e Hajdukut, pasi fillimisht klubi u përpoq ta shiste.

Hajduku i Splitit, që njihet për përkrahjen shumë të madhe nga tifozët “Torcida”, është lider në kampionatin kroat me 24 pikë. Rijeka dhe Dinamo Zagrebi i kanë nga 20.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit