spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Haxhiu viziton gruan e plagosur në QKUK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar sot për vizitë në QKUK, ku është duke u trajtuar gruaja e plagosur dje në Fushë-Kosovë, nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili ka bërë të ditur se pacientja është operuar si pasojë e plagëve të marra dhe se ajo po qëndron në këtë klinikë për trajtim.

Sipas Haxhiut i dyshuari sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. “Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”.

“Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka theksuar ministrja.

Ndër tjerash, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për plagosjen e gruas, njëri prej të cilëve është burri i saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit