Vëllau i madh i shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Halili i është përgjigjur Ramë Bujës, pasi ky i fundit i reagoi Fadilit i cili po dëshmon në Hagë.
Halili në reagimin e tij i shpreh mirënjohje Bujës për deklaratën e tij kundër komunikatës nr. 59, por e pyet se kush ia vendosi armën në gojë, ku për ilustrim e ka shpërnda një fotografi ku shihet Buja me plagë në gojë dhe në gishta të dorës.
Reagimi i plotë
Përgjigja ime në reagimin e Ramë Bujës ndaj deklaratës së vëllait tonë Fadil Gecit, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, ku thotë se Fadili nuk e ka thënë të vërtetën kur ka pohuar se Ramë Buja është qëlluar me pistoletë për shkak se po mbronte vëllezërit Geci”, dhe se ai kurrë nuk ishte viktimë.
Rame Buja e di qe je ne hall tē madh sepse gjendesh në të njëjtin burg ku sot është Hashim Polari dhe ku do të jetë nesër vellai ytë Shukriu, që me siguri nuk të degjoi, sepse po të të dëgjonte nuk do të ishte sot ne Hagë !
Mirëpo, edhe pse ti Ramo je marksist i dalluar, prapë je ndryshe nga të tjerët!
Është e vërtetë që ti kundërshtove Komunikatën 59 kur the :
I thashë shokëve se vëllezërit Geci mund të gabojnë në shumë gjëra, por nuk janë tradhtarë të kombit.
Unë të jam shumë mirënjohës për këtë, por nuk do të ishte e turpshme nëse do të na thoshe se kush ta ka futur armën në gojë dhe instinktivisht, duke e mbrojtur gojën me duar, arma e tij ta ka shpuar faqen dhe t’i ka lënduar gishtat.
Për ilustrim po ta dërgoj këtë foto ku shihen plagët tuaja në gojë dhe gishta
Ti thua se gjendja është e rëndë sepse ” njerëzit kanë katër vite që vuajnë ndarjen nga familjet e tyre”, duke iu referuar ndalimit të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Ramë Buja, më thuaj, a janë në gjendje më të vështirë ata që janë ndarë nga familjet e tyre për katër vite apo nënat, gruatë, vajzat dhe nuset e konkurrentëve të tyre politikë e ushtarakë shqiptarë që i vranë mizorisht pas shpine.
A janë në gjendje më të keqe nënat, gratë, vajzat dhe nuset e shokëve tuaj, djemtë, bashkëshortët dhe baballarët e të cilëve janë përkohësisht në një burg luksoz, apo nënat, motrat, vajzat dhe nuset e viktimave të tyre, që ndjejnë ditë e natë dhimbje zemër.dhe qajnë me lot në sy, sepse janë ndarë përgjithmonë nga më të dashurit e tyre?
A të vjen më keq për lotët e bijave dhe djemve të kombit tënd që mbetën jetimë nga plumbat e shokëve tuaj që vranë baballarët e tyre mizorisht pas shpine dhe që u rritën me dhimbje në shpirt dhe në varfëri e mjerim të pabesueshëm, apo vajzat dhe djemtë e shokëve tuaj që veshin rrobat më të shtrenjta, ngasin makinat më luksoze dhe studiojnë jashtë Kosovës?
Nuk ka dyshim se një pjesë të ndërgjegjes tënde e vrau Hashim Polari i cili e meriton pa asnjë mëdyshje epitetin e tradhtarit të kombit.
Ramë Buja, mos i pompozo të pavërtetat se edhe ti e di që drejtësia triumfon në fund dhe e vërteta del në shesh.Pra, kurse fjalë se të duhen dikur mbase të flasësh pak më burrërisht dhe me argumente e jo sikur tani që duket se qan me lot krokodili.
Mos, se dikur askush nuk të beson kur ti i shtrembëron fjalët,o Ramë!