spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Në pritje të vendimit për fatin e ish-presidentit, shpërthen Kryemadhi: Metën e rrëmbeu një grup kriminal

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO.

Kryemadhi: Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur.

Na u la vetëm 3 orë kohë. Për tre orë duhet të shohim të gjitha provat. Ndoshta ai e di që nuk ka asnjë provë ndaj mendoi se aq mjafton.

Materiale e dosja që është shpërndarë në media, u shkel neni për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Dua të theksoj që kjo godinë nuk është drejtësia e re por departamenti i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës.
Sot kuptova që veglat një përdorimshe të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza. Nuk ka më shpresë për një sistem drejtësia të kapur e manipuluiar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit