spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

“Ka qef me ba filma”, Zyberaj i reagon Pecit rreth deklaratave për Pacollin: Bosat e kanë përjashtuar nga vendimmarrja

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Pacolli i është përgjigjur deklaratave të ministrit Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha për Pacollin se “ka qef me ba filma” dhe se është “politikan shumë kontravers”.

Këto deklarata Peci i bëri kur u pyet për deklaratat e Pacollit, se në prezencë të Kurtit e Osmanit përmes Milan Radojiçiqit i kishte siguruar votat e nevojshme për ta zgjedhur Osmanin presidente.

Zyberaj ka thënë se reagimi i Pecit është nervoz dhe ofendues dhe “është një shembull i qartë se si ata po përpiqen të fshehin të vërtetën dhe të manipulojnë publikun”.

Tutje Zyberaj ka thënë se Peci është i përjashtuar prej vendimmarrjes nga shefat e tij.

“Ministri i Bujqësisë në qeverinë Kurti, megjithëse nuk është përfshirë drejtpërdrejt apo përmendur në çështjen në fjalë, ka reaguar me nervozë, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë rol dhe është përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga boset e tij”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit