spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Pushteti ia cungoi fjalinë, sqaron Mustafa: Në veri s’është arritur asgjë esenciale, ndikimi i Serbisë më i madh se kurrë

Ia cunguan një fjali dhe e shpërndanë gjithandej: se Isa Mustafai “e pranoi” gjendjen e krijuar në veri që jepet për ungjill sovraniteti.

Edhe Isa Mustafa e pranoi, dreqi e marrtë”, tha edhe anëtari-teleanalist i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja mbrëmë në “Debat Plus” duke i qëndruar linjës së përdredhur nga pushteti për fjalët e ish-kryeministrit Mustafa.

Pafund postime – prej deputetësh si Mefail Bajiqnovci e analistë/këshilltarë pushteti si Xhevdet Pozhari – mbushën rrjetet sociale si gjoja konfirmimi përfundimtar i rrëfimit të pushtetit.

Krejt kjo nisi pasi një media ditë-e-më-pro pushtetit ia nxori këtë penalti-titull…

Është shkëputur fjalia”.

Kështu thotë fillimisht ish-kryeministri Isa Mustafa në një përgjigje në lidhje me përdredhjen kuptimore që iu bë intervistës së tij në “KosovaPress”.

Esenca e mendimit të tij, kujton Mustafa, ka qenë se pushteti nuk ushtrohet me polici por me pushtet civil.

Është shkëputur fjalia. Kam thënë se kjo qeveri ka arritur të zhbllokojë veriun nga barrikadat dhe veprimi i hapur i bandave, por se pushteti po ushtrohet me polici, dhe se nuk po ushtrohet sovranitet, për arsye se ai ushtrohet vetëm me pushtet civil, i cili mungon në veri. Kjo ka qenë esenca e mendimit tim”, tha Mustafa.

Shkëputjen e një fjalie nga konteksti, Isa Mustafa, s’e sheh të befasishme: por, shton ai, “në veri s’është arritur asgjë esenciale”.

Bindja ime është se, pa marrë parasysh përdredhjeve të tyre, në veri s’kanë arritur asgjë esenciale. Ndikimi i Serbisë te qytetarët serb atje është më i madh se kurdoherë më parë”.

Në këtë tren mendimi, Mustafa rikujton se sa shumë është ndërkombëtarizuar çështja e pakicës serbe krejt këto kohë: dhe se tash kjo temë mbizotëron në diskurs perëndimor.

Fakti se tani më pak po flet Vuçiq për problemin e të drejtave të komunitetit serb ne veri, e më shumë kjo temë po dominon diskursin politik të vendeve perëndimore flet se Serbia po e arrin objektivin e saj, të kthej perëndimin kundër Kosovës, si pasojë e politikave të gabuara të këtij pushteti”, përfundoi Isa Mustafa.

Spini i pushtetit

Mefail Bajqinovci – që krejt postimet i ka trumbetë për veriun ‘e sovranizuar’ – e dha për fakt të kryer si pohim të Mustafës duke mos marrë zingjirin e plotë argumentues.

Sot, edhe kryetari i Lumirit, Isa Mustafa, e ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar me vendosmëri kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë”, shkroi Bajqinovci.

Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë. Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë!”, vazhdoi ai.

Analisti pro-pushtetit – edhe këshilltar i Ministrit, Arben Vitia – po ashtu e dha deklarimin e Mustafës si konfirmim të tillë të narracionit të pushtetit.

Edhe Isa Mustafa paska deklaruar se gjendja në veri është ndryshe dhe Qeveria Kurti i ka luftuar grupet kriminale. Madje, e paska sjellë përvojën e tij kur si kryeministër nuk e kanë lejuar të kalojë në rrugët kryesore në veri. Ndoshta një ditë edhe Ramushi e pranon këtë fakt që edhe zogjtë e dinë”, shkroi ai në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit