Neymar ka bërë paraqitjen e tij të parë me fanellën e Al-Hilalit pas më shumë se një viti pauzë shkaku i këputjes së ligamentit kryqëzor.
Ylli brazilian u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen që Al-Hilali e fitoi 5:4 ndaj Al-Ainit në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Ndeshja u zhvillua të hënën, ndërsa Neymar gati sa nuk shënoi një gol në një nga lëvizjet e tij të para.
Neymar nuk kishte luajtur që nga 17 tetori i vitit të kaluar gjatë humbjes së Brazilit në kualifikimet e Kupës së Botës kundër Urugait.
Braziliani iu nënshtrua një operacioni, ndërsa rikuperimi zgjati shumë.
Ndeshja e fundit e Neymarit për Al-Hilalin ishte më 3 tetor të vitit të kaluar në fitoren 3:0 ndaj Nassaji Mazandaranit të Iranit në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Pikërisht në atë ndeshje braziliani shënoi golin e tij të vetëm për klubin saudit