Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren.
Në këtë aksident janë të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se ka viktima.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.