Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Plagosja e gruas dje në Fushë Kosovë, arrestohet edhe një person tjetër që ishte “ndihmës” i rastit

Sherife Tahiri është plagosur dje në orët e para të ditës në Bresje të Fushë Kosovës nga burri i saj, Idriz Alija.

Një ditë pas rastit është arrestuar edhe një person tjetër i cili mori armën e qitësit duke tentuar ta fshehë atë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit