spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Një listë me ushqimet që fuqizojnë kujtesën dhe përqendrimin

Si qendra e kontrollit të trupit, truri është përgjegjës për shumë funksione jetike. Ushqimet luajnë një rol në funksionimin normal të tij dhe forcojnë detyra specifike mendore, si kujtesa dhe përqendrimi.

Ja çfarë duhet të hani për kujdesë më të fortë dhe më shumë përqendrim:

Peshk yndyror: i pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë një rol të fortë për kujtesën dhe përmirësimin e humorit.

Kafe: ofron rritje të përqendrimit dhe humorit dhe mund të ofrojë një farë mbrojtje kundër Alzheimerit për shkak se përmban kafeinë dhe antioksidantë.

Boronicat: të pasura me antioksidantë të cilët vonojnë plakjen e trurit dhe përmirësojnë kujtesën.

Shafrani i Indisë: ka përfitime anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë trurin. Nëpër studime është vënë re që zvogëlon simptomat e depresionit dhe Alzheimerit.

Brokoli: përmban një numër të lartë përbërësish që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, përfshirë vitaminën K.

Farat e kungullit: janë të pasura me shumë mikroelementë që janë të rëndësishëm për funksionimin e trurit, përfshirë bakrin, hekurin, magnezin dhe zinkun.

Çokollata e zezë: mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit. Studimet kanë sugjeruar që ngrënia e çokollatës, veçanërisht çokollata e zezë, mund të rrisë kujtesën dhe humorin.

Arra, bajame, lajthi etj: përmbajnë një mori ushqyesish që forcojnë trurin, duke përfshirë vitaminën E, yndyrna të shëndetshme dhe përbërje bimore.

Portokallet: janë të pasura me vitaminë C e cila mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit  nga dëmtimet nga radikalet e lira.

Vezë: janë një burim i pasur i disa vitaminave B dhe kolinës, të rëndësishme për rregullimin e humorit dhe promovimin e funksionimit dhe zhvillimit të duhur të trurit.

Çaji jeshil: përmbajtja e kafeinës rrit vigjilencën, anti-oksidantët mbrojnë trurin dhe L-theanina ju ndihmon të relaksoheni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit