spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Alarmoi për armatosjen e Serbisë, Krasniqi i reagon ministrit Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se armatimi i Serbisë përbën një paralajmërim serioz për të gjitha vendet e Ballkanit.

Ai ka bërë thirrje për një vëmendje të shtuar dhe një reagim nga ndërkombëtarët për të parandaluar një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon.

“Kemi qenë shumë herë dëshmitarë që Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkanin Perëndimor kur ka vlerësuar që është e përgatitur ushtarakisht. Përderisa nuk ka pasur Serbia ende ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e NATO-s apo të rregullojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, shtetin e Kosovës, me njiohjen e saj, shtija e armëve në këtë fazë për Serbinë është një gjë që duhet konsideruar nga vendet anëtare të NATO-s. Nuk janë vërejtur elemente që Serbia të ketë një shkëputje nga Rusia, ka vazhduar bashkëpunimin me të. Kjo po na kthen në situate në të kaluarën kur ka pasur masakra si ajo e Sebrenicës. Sa herë është toleruar Serbia, ajo ka vepruar”, ka thënë ministri Maqedonci.

Por, vlerësimin e tij e ka kritikuar profesori universitar Milazim Krasniqi.

Sipas tij, me këtë alarm ministri i ushtrisë mund të prodhojë frikë, pasiguri e panik.

“Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan!

Koment: Këso vlerësimesh duhet të bëjnë analistët, jo ministri i ushtrisë. Kur alarmon ministri kështu, mund të prodhojë frikë, pasiguri, panik. Ndërsa detyra e tij është të prodhonë guxim, siguri dhe vetëbesim. Aq me tepër që ky nuk është lajm, sepse armatosja e Serbisë është gjë e njohur. Lajm është deklarata e sekretarit në NATO-s Mark Rutes, se NATO rritë kapacitete për të siguruan paqen në Ballkan. Këtë qëndrim duhet ta riafirmojë ministri ynë i ushtrisë. Lajm është edhe deklarata e ndihmëssekretarit, Boris Ruge, se Kosova nuk është as afër Parneritetit për Paqe e lëre më anëtarësimit në NATO. Ky lajm duhet ta preokupojë ministrin dhe qeverinë tonë. Ndërsa rreziku nga Serbia menaxhohet nga NATO-ja, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit