spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Vëllau i Liburn Aliut befason me deklaratën, kur flet për arrestimet brenda ministrisë së Infrastrukturës

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka folur në një intervistë gjerë e gjatë për punën e qeverisë.

Duke folur për punën e qeverisë, Fatos Aliu, është ndalur paksa edhe tek ministria që drejton vëllau i tij, Liburn ALiu.

Fatos Aliu ka thënë Liburni duhet të marrë përgjegjësi për arrestimet e fundit që ndodhën brenda ministrisë.

“Unë e qes veten në atë pozitë kur kam qenë, me u zanë dicka e tillë, unë që jam i pari, që jam përgjegjës dal në skenë, edhe veproj. Qoftë me media, qoftë me media dhe shkoj edhe në Prokurori. Këtu nuk ka vllaznillak, këtu nuk ka familje. Sikurse që nuk ka familje për me e mbrojtë të keqen, edhe familja nuk vlen kur ti je në pushtet dhe e pengon të familjes me kontribu brenda shtetit”, ka thënë Aliu.

Ai ka theksuar se nuk e mbronë vëllanë e tij në këtë rast, pasi është shteti në pyetje.

“Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevoj me më mbrojtë. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja. Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë”, ka thënë Aliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit