spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Organizimi i evropianit me Serbinë, Duka: Po japim mesazh të paqes, përfitimi është shumë i madh

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e përbashkët të evropianit me Serbinë dhe kritikat që mori për këtë gjë.

Ai ka thënë se një organizim i tillë jep një mesazh të paqes, ndërsa ka shtuar se përfitimi është shumë i madh, sportiv, politik dhe shoqëror, për Shqipërinë dhe për Kosovën, qoftë edhe për integrimin e Kosovës.

“Garimi bashkë me Serbinë i jep akoma më shumë shanse, qoftë edhe për vetë ndjeshmërinë që ka ky lloj organizimi i përbashkët dhe për mesazhin e paqes që jep. Sepse në fund të fundit edhe kur votohet, ndikon fakti që kjo shkon përtej futbollit. Kemi vërtet organizimin e Kampionatit Europian, por kemi edhe një mesazh që duhet të na udhëheqë që të jetojmë në paqe. Igli apo Loriku kanë qenë “soft” në kritikat e tyre, sepse ka edhe të tjerë më keq”.

“Por unë i ftoj të gjithë që të arsyetojnë duke logjikuar, dhe jo me emocion. Përfitimi është shumë i madh, sportiv, politik dhe shoqëror, për Shqipërinë dhe për Kosovën, qoftë edhe për integrimin e Kosovës. Kështu që le ta shohim në këndvështrimin pozitiv, si një zhvillim pozitiv. Dhe unë jam shumë i bindur që është një zhvillim pozitiv dhe një shërbim i mirë që i bëhet popullit shqiptar!”, ka thënë Duka në një intervistë për News24 Albania.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit