spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

Skenari i Joseph: ‘Game Over’ nëse Kosova hyn në NATO, nuk do t’i vlenin më strategjitë Serbisë

Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Joseph ka thënë se loja merr fund në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Profesori amerikan tutje thotë se pastaj edhe bllokada e Kinës dhe Rusisë në Kombet e Bashkuara të do të bëhej e pakuptimtë, meqë anëtarësimi në NATO është larg më i rëndësishëm sesa ai në OKB.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas profesorit amerikan “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit