Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pothuajse çdo fundjavë po frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës.
Këtë të shtunë ai është ngjitur me një grup në majën e malit Mokna.
Rohde ka thënë se kjo shëtitje ka qenë e paharrueshme dhe ka falënderuar klubin për përkrahjen dhe udhëzimet.
“Një tjetër shëtitje e paharrueshme me një grup mahnitës në një tjetër cep të bukur të Kosovës. Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen + udhëzimin dhe ditën e mrekullueshme në natyrëKësaj radhe, kemi qenë me fat me motin, duke shijuar majën e malit Mokna në diell”, ka shkruar Rohde.