Dita e shtune për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me spektakel.
Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e “Pro Credit” Superligës, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00 në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, kampioni në fuqi, Trepça do të jetë nikoqire e Pejës.
Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.
Një derbi tjetër zhvillohet nga ora 19:00 në palestren ”Sezai Surroi” në Prizren.
Dy nga skuadrat më të vjetra në Kosovë, Bashkimi do të përballet me Prishtinën.
Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje