spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Media serbe habitet me Kosovën: Thyhet rekordi për 30 minutat e para

Shitja e biletave rekord po habit edhe mediat në Serbi!

Pamfleti serb “Kurir” është i habitur dhe nuk i besohet se si po shiten biletat rekord për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës C të Kombeve. 

“Çmenduri para ndeshjes me Kosovën! Pikërisht këtë raportojnë mediat rumune para ndeshjes mes dy skuadrave muajin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Tifozët e skuadrës rumune të futbollit thyen rekordin për 30 minutat e para, pasi u shitën 5000 bileta për ndeshjen që do të luhej në Arenën Kombëtare të Bukureshtit.

Ka një mundësi të mirë që stadiumi me kapacitet 40,000 të jetë plot, me një seksion prej 3,000 vendeve që duhet të jetë bosh, për shkak të një dënimi të UEFA-s nga ndeshja kundër Lituanisë.

Në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024, tifozët rumunë kanë vendosur flamujt e Serbisë dhe pankarta “Kosova është Serbi”, ku shqiptarët i morën si provokim dhe në një moment janë larguar nga fusha.

Futbollistët e Rumanisë kaluan një ferr të vërtetë në shtator, kur vizituan Prishtinën. Organizimi i ndeshjes ishte skandaloz”, – shkarravit pamfleti serb duke e mos e duruar këtë shitje rekord të biletave.

Rumania – Kosova luhet më 15 nëntor të këtij viti në orën 20.45 në kuadër të Ligës C të Kombeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit