Banori i shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, ka thënë se do të jetësojë ëndrrën e babait të tij të ndjerë, Agim Vatovci, duke u bërë pjesë e spektaklit.
Prezantuesi i BBVK 3, Alaudin Hamiti, gjatë spektaklit ka prezantuar një mesazh që kishte marrë nga Vatovci ku i njëjti kishte shprehur dëshirë për të hyrë në këtë format, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore hyrja e tij u pamundësua.
Hamiti, mes tjerash, tha se produksioni i BBVK 3 ka përgatitur një mesazh për Burimin nga babai i tij duke përdorur inteligjencën artificale.