spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

LDK ia merr një asambliste në Prizren partisë së Ramush Haradinajt

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se asamblistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Agnesa Sinanaj ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Selmanaj ka thënë se nga sot do të punojnë bashkë në të mirën e qytetarëve.

“Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët”, ka shkruar Selmanaj.

Njoftimi i plotë i Selmanajt:

Agnesa Sinanaj, mirë se vjen!Kuvendarja Agnesa Sinanaj, i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët.

Nga sot, jemi bashkë për punë të mira dhe vazhdojmë të jemi krah i qytetarëve.Znj. Agnesa, kontributin e saj në politikë e ka dhënë në subjektin politik AAK, e nga sot u bë pjesë e familjes tonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Agnesa Sinanaj, është pjesë e Kuvendit të Prizrenit qe dy mandate dhe vazhdon t’i shërbejë interesave të qytetarëve.Agnesa Sinanaj, shkollimin fillor e kreu fshatin Shkozë në shkollën “Heronjtë e Lumës”, të mesmën tek Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Universitetin e Prishtinës.Agnesa është e martuar me Dreni Gavazaj dhe ka një vajzë, Lizën.

Bashkë për Prizrenin✌️Bashkë për punë të mira🤝

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit