spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

“Mos qofsha n’lëkurën e Albinit!”, Lajçi i reagon Pacollit dhe zbulon: Ky politikan dha para me thasë për t’i përçarë shqiptarët

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka dhënë para me thaës Milan Radoiçiqit, për t’i përçarë shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka kritikuar kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, i cili ka zbuluar së fundmi se ia kishte kërkuar Radoiçiqit votën për Vjosa Osmanin president.

“…mos qofsha n’lëkurën e Albin Kryeministrit, se isha çmendë ditën për drekë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Dhe ia arriti qëllimit Vuçiq e Daçiq

“Përçaj e sundo”

Po shkruaj, se unë ditën rri me At Fishtën e natën me vinë n’andërra kryetrimat e tij; “Osoja, Deda, Marashi, Kërrni Gila…” e mos o Zot me m’ardhë Abdixhiku, Memli, Ramushi apo Fatmiri”!

Në andërr e shoh Cubin e Cetisë tue folë me Knjazin; – kallxojau kuletën shqiptarëve gospodar, ndaç me i sundua, se për pare Shqipninë ta shesin!

– Përçaj e sundo o Gospodar i thotë, e Knjazi ia mbushë strajcën dinarë dhe e nisë për Shkodër! “Shko, mbushjau gushën dinarë e mos fol”!

Dhe erdhi dita e Vuçiqit (gospodarit), edhe ky i paska pasë dhanë pare me thasë Radojçiqit, e ky i bani pikë e pesë shqiptarët!

Prandaj Vuçiqi s’e dorëzon kurrë Radojcën, mashën,(kuletën) e vet; – përçaj e sundo asht motoja e “dreqit kojshi” dhe ata s’e harrojnë traditën e përçarjes, sikur neve që s’e harrojmë traditën e shitjes me pare!

Po, erdhi dita “Përçaj e sundo”, sepse shqiptari asht i vetmi rod që pa e pyet kallxon për tjetrin, siç kallxoi miljarderi ynë për Radojçiqin, që e paska pasë lutë për nji kokërr vote për Vjosën, e ajo kokërr sigurisht se i ka kushtua qinda mija euro Bacës!

E paska pasë hapë kuletën Vuçiqi, sepse adetet e t’parëve si harron thiu kojshi, nuk asht si ne, që i harrojmë Adem e Shkelzen e Agim, dhe tokën, la me gjakun e tyne e shesim për pare!

– Parja baco parja, ajo e kthen ujin përpjetë e këta e bajnë kahre edhe Ushtrinë e vet, “se qyshë, demek, paska mbetë pa bukë”, që ta merr vesh Vuçiqi se n’çfar deregjeje ka ra shteti i tyne!

– E bajnë kahre robin e vet, “se si ajo bija e tyne i paska thanë vëlla Simiqit!

– Qyshë i paska puthë nga tri herë n’faqe, jo n’buzë, “gospodarët” e Listës Serbe, ajo nusja e PDK-së!”

Tani parja e serbit asht çua peshë në xhepat e partive tona, analistëve tanë, gazetarëve, OJQ-ve e Televizioneve e mos qofsha n’lëkurën e Albin Kryeministrit, se isha çmendë ditën për drekë!

Paj po druaj; – mos po e blejnë Kosovën pa e shkrepë as nji plumb bre bacë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit