spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Behxhet Pacolli, deputeti që pothuajse kurrë nuk shkoi në Kuvend dhe në fund të mandatit i del gjumi dhe godet: Kurti dhe Osmanit më thanë të flas me Radoiçiqin!

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Ai i ka reaguar edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë hënë se është e pakuptimtë që një ish ministër të deklarojë në një të pavërtetë të tillë.

“Por, dëshpërimi është i madh. Kur e sheh që njeriu i Qeverisë apo Qeveria, flet në emër të Qeverisë. Dhe thotë se nuk është e vërtetë, ai gënjen. Nuk është natyra e ime të shkoj dhe ta denoncoj një gjë të tillë… unë nuk mund të gënjen e kam than ashtu siç ka qenë.

Ka qenë ora 12:30 pasmesnatës, ka qenë praktikisht në fillimin e ditës kur është votuar. Dhe më kanë thirr që të shkoj në Parlament, kam shkuar, në zyrën private të kryetares së së Parlamentit, aty më kanë pranuar. Nuk kam qenë vet, kam qenë më një person tjetër. Ai më duket se ka bërë edhe disa fotografi në atë mbrëmje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit