Banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, të cilët do të futen nesër në shtëpinë më të famshme në Kosovë, janë tashmë të vendosur në hotele të ndryshme në Prishtinë.
Sipas burimeve të DrenicaOnline, ata janë akomoduar që nga ora 20:00 dhe nuk lejohen të dalin nga dhomat deri nesër, kur do të fillojë gara.
Gjatë kësaj periudhe, ata do të ushqehen brenda hotelit, nën monitorim të rreptë për të ruajtur sekretin dhe emocionin e hyrjes së tyre në shtëpi.
Siç raportuam më parë, dy prej banorëve janë nga Drenica: gazetari i njohur Vullnet Krasniqi dhe modelja e famshme Florjeta Seferi – Lela, të cilët pritet të sjellin dinamizëm dhe emocion në garë. Gjithashtu, Milaim Zeka, opinionisti i njohur nga Drenica, do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të këtij edicioni