spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

EDON ZHEGROVA – dribluesi më i mirë në Ligën e Kampionëve pas dy xhirove të para

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po kalon formë të jashtëzakonshme me klubin e tij, Lille.

Ai është dribluesi më i mirë në Ligën e Kampionëve pas dy xhirove të para, statistikë kjo e publikuar sot nga faqja zyrtare e kompeticionit më të fortë në botë për klube.

Ai ka lënë pas favoritin kryesor për të fituar Topin e Artë, Vinicius Junior.

Zhegrova në dy ndeshje në Ligën e Kampionëve, ka kompletuar 17 driblime, tre më shumë se Vini Jr, ndërsa në vendin e tretë është ylli i Aston Villës, Rogers, me 12 driblime.

25-vjeçari ishte fantastik në përballjen e fundit në këtë garë, ku ishte ylli i ndeshjes ndaj Real Madridit, me Lillen që mori tre pikë fal paraqitjes së kosovarit, që nxori penalltinë për golin e vetëm të ndeshjes.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, ai mori çmimin si ‘Lojtari i ndeshjes’.

Formën e mirë që po kalon me klubin, Zhegrova e vazhdoi edhe të Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, ku Dardanët morën gjashtë pikë, duke fituar të dy ndeshjet.

Edon Zhegrova shënoi një gol në fitoren ndaj Lituanisë, teksa bëri paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Qipros në Fadil Vokrri, ku Kosova triumfoi 3:0.

Ylli i Kosovës nesër me shumë gjasë do të jetë nga minuta e parë, kur skuadra e tij Lille udhëton për t’u përballur me Monacon në kuadër të xhiros së tetë të Ligue 1.

Lille zë vendin e pestë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Monaco është në vendin e parë.

Zhegrova ka bërë pesë paraqitje, pasi në dy ndeshjet e para ka munguar si pasojë e një pezullimi nga sezoni i kaluar. Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim, duke qenë dy herë në formacionin e javës të elitës së futbollit francez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit