spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Si ia vodhën hajnat mërgimtarit nga Austria 1 mijë shota në vlerë prej 15 mijë eurove?

Një investitori nga Austria i cili kishte hapur një ferme me shota, hajnat i vodhën atij 15 sosh duke shkaktuar dëm rreth 15 mijë euro. Ngjarja ndodhi në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë. Personi që u kujdes për këto shpezë tregon momentin kur vërejti se hajdutet kishin hyrë brenda fermës.

Çdo mëngjes, Ramadan Slivova nga fshati Miradi e Epërme i ushqen disa shota.

E njëjtë bëri edhe të mërkurën, por në momentin që erdhi në femrën e shokut të tij, ai vërejti diçka jo të zakonshme.

Dikush natën kishte hyre brenda fermës së Ramadan Agiqit, i cili jeton në Austri dhe kishte vjedhur afër 1 mijë shota.

Slivova i cili tash e sa kohë kujdeset për këto shota, tregon momentin kur pa që shotat nuk janë në numrin të cilin i kishte lënë një natë më herët.

“Si kam ardh në mëngjes, i kam pa në kollomoq andej dy shota kam shku me marrë ato me qit këndej kur kam ardhur këndej e kam pa që teli ka qenë i këputur në dy vende kur po vijë më u ushqy po shoh që ka mungesë të tyre e kam thirr Policin menjëherë dhe kanë ardhur policia dhe e kanë konstatuar vjedhjen. I kam pas 2500 copa shota këtu një 400 copa kanë ngordhë me herët disa na kanë ngran qentë, e për momentin afër 100 copave i kanë marrë e kush, dyshime nuk kam të kërkush pasi nuk e kam parë”, tha punëtori Slivova.

Hajnat ishin kujdesur që krimin ta bënin në errësirë dhe në pjesët ku ferma nuk kishte kamera.

Shuma e dëmit e shkaktuar ndaj këtij investitori kap vlerën afër 15 mijë euro.

“Një shotë po kushto 15 euro deri në 20 euro, afër 1 mijë shota kanë qenë. Kamera kemi pas ne por atje kamerat nuk i ka rrok se edhe terr me dyshu nuk dyshoj në askënd. Mu kanë dhimbtë se ka investuar ai pronari se ka humbur shumë,  ai me tha shnosh kofshim ishalla Policia i gjene e merret me to”, tha ai.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

“Fsh. Miradi e Epërme, Fushë Kosovë  16.10.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1000 shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro. Rasti nën hetime”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Këtë fermë me shota, Agiqi i cili jeton në Austri, e ka tash e gjashtë muaj dhe kjo është hera e parë që atij i shkaktohet një dëm i tillë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit