Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar pe dhe ka ndryshuar nga ç’do qëndrim që e ka dhënë.
Nushi ka thënë se këtë po e bënë pasi nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasur me ndërkombëtarët.
Ai ka thënë se me lëshimin që bëri për CEFTA-n rriti pensionet, duke shtruar pyetje se çfarë do të përfitojnë qytetarët kur ta formojë “Zajednicën”.
Kurti nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasë më ndërkombëtarët, kjo ka mi kushtu Kosovës. Paramendoni më hy në zgjedhje i përjashtuar prej CEFTA-s e i izoluar komplet. I bëri do lëshime, me këtë rast përfituan do pensionistë me një rritje prej 20%, nuk e di çka kemi me përfituar kur ta bënë ‘Zajednciën”, me siguri është tu e ruajt rritjen e pagave 100%”, tha Nushi.