Thursday, October 17, 2024
spot_img

Me tre organe gjenitale, anglezi ndërroi jetë pa e ditur se i kishte

Një burrë nga Birmingami është i dyti në botë që ka tre organe gjenitale.

Pas vdekjes së tij, 78-vjeçari ia dhuroi trupin e vet Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Birmingamit ku studentët bënë zbulimin e rrallë gjatë ekzaminimit.

“I moshuari e kaloi jetën pa e mësuar kurrë se kishte tri organe”, raporton Metro.

Sipas mjekëve të universitetit, 1 në 5-6 milionë njerëz lindin me më shumë se një penis, janë regjistruar rreth 100 raste të diphallia (të pasurit të dy organeve) në të gjithë botën. 78-vjeçari është i dyti në histori që regjistron rastin e triphallia.

Mjekët zbuluan se vetëm një prej tyre ishte funksional pasi dy të tjerët ishin të lidhur brenda lëkurës së skrotumit  që shpjegon pse 78-vjeçari nuk ka qenë në dijeni të kësaj veçantie të tij.

Ai ishte rreth 180 cm i gjatë, me trup mesatar dhe në ekzaminimin e parë dukej gjithçka normale. Gjatë autopsisë, u  zbuluan “dy penisë të vegjël”. Ata lidheshin nga e njëjta uretër çka do të thoshte se ujërat kalonin “nga organi i dytë përpara se të shkonin te kryesori”.

Shkencëtarët e Journal of Medical Case Reports shkruan: “Këto anormalitete morfologjike gjenitale mund të mos jenë identifikuar gjatë jetës së tij. Gjithsesi, ai mund të ketë jetuar me mungesa funksionale si pasojë e anatomisë anormale ku mund të përfshihen infeksione të rrugëve urinare, probleme me ereksionin ose pjellorinë”.

Ata cituan edhe një rast të vitit 2020 me triphallia kur një foshnje 3-muajshe u konstatua me të njëjtin problem shëndetësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit