Thursday, October 17, 2024
spot_img

Miliarderja dënohet me burgim të përjetshëm

Mbretëresha vietnameze e pasurive të paluajtshme Truong My Lan është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë.

Ajo akuzohej për mashtrim financiar, pastrim parash dhe transferta të paligjshme parash.

Gjykata e gjeti të provuar të enjten se Lan mori në zotërim pasuri të paluajtshme me vlerë miliarda euro përmes mashtrimit. Me të, 33 të bashkëpandehur janë dënuar me burgim nga dy deri në 23 vjet.

Përveç mashtrimit, Lan u dënua edhe për pastrim parash dhe transferime të paligjshme ndërkufitare të parave.

68-vjeçarja u shpall gjithashtu fajtore për devijimin e ekuivalentit të 15.5 miliardë frangave përmes mashtrimit dhe për transferimin e paligjshëm të më shumë se 3.8 miliardë frangave drejt dhe nga Vietnami midis 2012 dhe 2022 përmes kompanive që ajo kontrollonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit