spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon

Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po e nxit punësimin në rajon, Banka Botërore tregon se Kosova e ka numrin më të ulët të të punësuarve.

“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.

Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim të madh, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, që Banka Botërore e quan “nivel historik”.

Banka Botërore shpjegon se “po ngushtohet hendeku” krahasuar me shkallën e punësimit në shtetet anëtare të BE-së, por edhe në këtë aspekt rritja nuk është e njëtrajtshme në të gjitha vendet.

Ndërsa Kosova ka numrin më të ulët të të punësuarve, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

Banka Botërore thotë se në Shqipëri dhe në Mal të Zi, shkalla e punësimit e ka tejkaluar atë të shteteve anëtare të BE-së (54.4%).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit