Thursday, October 17, 2024
spot_img

Operacioni i policisë/ Zbulohen 30 klinikat estetike në paligjshmëri dhe emrat e të arrestuarve; në kërkim doktori i VIP-ave

Policia e Tiranës finalizoi sot operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor të njohur si “Botox” nga klinikat estetike.

Në kuadër të këtij operacioni janë kryer kontrolle në 30 klinika estetike në Tiranë, ku ka rezultuar se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore të ardhurat që përfitonin nga injektimi i “Botoxit” tek pacientët pasi dyshohet produkti është i kundraligjshëm dhe i kontrabanduar.

Sakaq, janë zbuluar edhe emrat e klinikave të cilat dyshohet se përdornin në bizneset e tyre mall kontrabandë. Gjithashtu edhe personat që janë arrestuar.

Ndërkohë është shpallur administratori i klinikës “Keit”, Skerdilajd Faria. Doktori i njohur është shpallur në kërkim, së bashku me dy administratorë të tjerë që injektonin botoksin kontrabandë që futej në Shqipëri nga Mildon Kumaraku.

Klinikat estetike në paligjshmëri

Subjekti “Ledi Smile”

Subjekti “Era_Medical Aesthetics”

Subjekti “Deas_Aesthetics_clinic”

Subjekti “Amra_medical_aestetics”

Subjekti “The Glam House”

Subjekti “Better Me”

Subjekti “Aris Medical”

Subjekti “Medart Clinic”

Subjekti “La Beauty”

Subjekti “Este Medical Group Albania 1”

Subjekti “Bellisera (Calme Beauty Met Clinic)”

Subjekti “Allure Beauty Center”

Subjekti “Allure Beuty”

Subjekti “Keit Day hospital”

Subjekti “Derma Pure”

Subjekti “Klinika kirurgjike Austriake”

Subjekti “Velvet Medical Center”

Subjekti “Medicare Hospital”

Subjekti “Derma Bless”

Subjekti “Begas Clinic”

Subjekti “Medical Hills”

Subjekti “Onxy Dermo Care”

Subjekti “La Perla Dermo Aesthetics Center”

Subjekti “Cozzy Aesthetics”

Subjekti “Luar Clinik”

Subjekti “Doctor Hospital”

Subjekti “Senera Hoxha”.

1. Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 175 dhe 180 të Kodit Penal.

2. Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinik“. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

3. Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”. Akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Nën hetim në gjendje të lirë:

1. Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beuty”. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

2. Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”. Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

3. Jonida Zace administratore e klinikës “Onxy Dermo Care” Akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

4. Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics” akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

5. Klarida Bekaj e bija e Ridvanit dhe e Mirës e datëlindjes 04.03.1996 lindur në Berat dhe banues në Sauk Tiranë me arsim të lartë e pa dënuar e martuar me arsim të lartë administrator e klinikës “Begas Clinik” akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal.

6. Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT” akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 173/2 dhe 180 të Kodit Penal. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit