Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me pushtetin tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në njohuri për korrupsionin në KEK.
”Nuk ka shanse me pas korrupsioni në KEK e mos me ditë Kryeministri është absurditet me mendu dikush s’ka shanca me pas korrupsion në një tender të madh e mos me ditë”, tha Haliti.
Së fundmi, në media u publikuan disa mesazhe të Nagip Krasniqit gjatë kohës sa ishte shef i KEK’ut teksa fliste me Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Opozita po e akuzonm për korrupsion Qeverinë e Albin Kurtit.