Thursday, October 17, 2024
spot_img

Sadiku kritikë Qeverisë: Ironike që shtëpitë në veri t’i ndërtojë Halil Kastrati

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka kritikuar Qeverinë, pasi sipas tij, procesi i kthimit të shqiptarëve në shtëpitë – që ishin djegur gjatë e pas luftës – e tyre në komunat veriore është i kriminalizuar dhe shoqërohet nga korrupsioni, duke e cilësuar si një kthim të pa dinjitetshëm.

Sadiku shpreh shqetësim se, ndonëse ka individë që ndihmojnë, si humanisti Halil Kastrati – i cili së bashku me Qeverinë pritet t’i ndërtojë mbi 200 shtëpi në veri – banorët e veriut, pavarësisht etnisë, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

“Procesi i kthimit është i kriminalizuar, ka korrupsion, ka kthim jo të dinjitetshëm. Duke respektuar për punën dhe veprimtarinë e madh që ka bërë zoti Halil Kastrati, ne mund të imagjinoni një kohë të gjatë na kanë thënë jemi heronj, jemi viktima, mund ta imagjinoni Qeveria na ka sjellë në atë derexhe që me na ndërtu shtëpitë ‘Jetimat e Ballkanit’. Ky është maksimumi i ironisë, maksimumi i gjërave të cilat nuk e meritojnë banorë që jetojnë atje.

Halil Kastrati duhet t’i ndihmojë të tërë Kosovën jetimët ama banorët e veriut, pa dalim etnie, duhet që të trajtohen dinjitetshëm. 25 vjet pasluftës është duke u bërë një kthim jo i dinjitetshëm”, ka thënë Sadiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit