Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Duka do ta merrte Zhegrovën nga Kosova

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pranuar se edhe pse nuk ka asnjë mundësi, lojtarin e Kosovës që do ta dëshironte te  “kuqezinjtë” është Edon Zhegrova.

Në një intervistë për “Euronews” të mërkurën, Duka foli për ecurinë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se “Dardanët” mund të jenë ekip pretendent për kualifikim në Botërorin 2026.

Duka pranoi se Kosova ka një ekip shumë të mirë, me futbollistë cilësor përkundër që u mposht në shtator nga Rumania.

“Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, ka thënë Duka.

Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka tubuar nëntë pikë, tri më pak se Rumania që është e para. Në muajin nëntor, Kosova luan në Bukuresht me Rumaninë kurse e pret në shtëpi Lituaninë për ta mbyllur këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

Duka, kohët e fundit, ka qenë në qendër të kritikave pas vendimit për ta organizuar EURO 2027 për gjeneratën U21 së bashku me Serbinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit