Wednesday, October 16, 2024
spot_img

“Kam me ta hekë flamën” – Ky është i arrestuari për kërcënimin e të riut në Viti

Kërcënimi me vrasje i një të riu në Viti, i cili e denoncoi rastin dhe kërkoi ndihmë, ka aktivizuar Policinë për arrestimin e personit të dyshuar. Një konflikt i mëhershëm dyshohet se është motivi i kanosjes së viktimës nga i dyshuari 24-vjeçar, i cili përveç që përfundoi në pranga, u kap edhe me armë e municion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa është bërë e ditur se pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë me rreth 40 fishekë.

I dyshuari që u prangos për kanosje e armëmbajtje pa leje është Jeton Ajeti.

24-vjeçari po dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka kanosur seriozisht viktimën, duke e paralajmëruar se “flamën kom me ta hekë” – e madje i ka dërguar edhe pamje të kallashnikovit.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta raportojë rastin, ku gjatë dhënies së dëshmisë ka rrëfyer se edhe më parë është kërcënuar nga Ajeti, por nuk e kishte lajmëruar në Polici.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për shoqërimin e të dyshuarit në stacion, ku i njëjti është intervistuar.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit