spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Franco Foda e ka një këshillë për lojtarët e Kosovës

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është ndier i kënaqur përgjithësisht me paraqitjen e mbrëmshme të djelmoshave të tij në fitoren ndaj Qipros me rezultat të pastër, 3:0, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri gjerman megjithatë e ka një këshillë për lojtarët e tij dhe këtë ua përmendi pas fitores ndaj qipriotëve.

“Ajo që nuk më pëlqeu shumë ishin dhjetë apo pesëmbëdhjetë minutat e fundit, ku ishim paksa të shkujdesur, dhe mbi të gjitha duhet të kishim shënuar edhe një ose dy gola më shumë.”

“Këtë duhet ta përmirësojmë në të ardhmen, që të vazhdojmë të luajmë të përqendruar për 90 minuta të plota.”

Ai në konferencë për shtyp foli edhe për Milot Rashicën, për të cilin tha se e pësoi një lëndim dhe u desh ta zëvendësonte, por edhe për Amir Rrahmanin, për të cilin u shpreh se e kishte një shqetësim dhe vendosi ta pushonte, në mënyrë që të dy lojtarët të rikthehen të shëndetshëm në klubet e tyre.

Foda i lavdëroi mbi të gjitha Lindon Emërllahun dhe Muharrem Jasharin, për të cilët tha se i pëlqeu paraqitja e të dyve.

Kosova fitoi mbrëmë falë golave të Amir Rrahmanit, Ermal Krasniqit e Emir Sahitit.

Dardanët i regjistruan tri fitore radhazi, një rekord absolut, ndërsa i kanë 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C, tri më pak se liderja Rumania, me të cilën do të përballen në muajin nëntor në Bukuresht.

Kjo njëherësh do të jetë si një finale për Kosovën pasi aty do të përcaktohet edhe lideri final i grupit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit