spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Mbyllet konkursi për ushtarë të rinj, Maqedonci: Për 300 vende, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Maqedoncit, nga 300 vende të hapura, kanë aplikuar 1 mijë e 658 persona.

“Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së. Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.”, ka shkruar Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit