Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas lajmin për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se roli i Jacksonit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin e Kosovës ishte jetik.
“Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar“, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe.