spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Vuçiq, KFOR-it: Nesër veproni siç duhet, mos e lini Kurtin ta hapë urën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth zhvillimeve të fundit të mbylljes së nëntë zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron të shkaktojë konflikt para zgjedhjeve në ShBA”.

“Kurti po provokon sepse i mbaron koha dhe kërkon të shkaktojë konflikte para zgjedhjeve amerikane, jo për të pritur një ndryshim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, por për të na kthyer kundër NATO-s para kësaj. Është e vështirë për popullin tonë, por nuk është pasojë e politikës sonë, por e dhunës”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, siç e citoi “Nova”.

“Ai është nervoz. Është e vështirë për njerëzit tanë në Kosovë, por pozicioni i tyre politik nuk është aq i thjeshtë sa, për shembull, dy vjet apo një vit më parë. Ne duhet të jemi racionalë, seriozë, të vendosur në vendosmërinë tonë për të mbrojtur Kosovën”.

spot_img

Vuçiq shpreson se “nesër KFOR-i do të reagojë siç duhet dhe do ta mbyllë urën mbi Ibër”; dhe shtoi se “është njoftuar për një kundër-reagim nga ana tjetër e Urës”.

“Shpresoj se nuk do të na vendosin në një pozicion ku do të duhej të reagonim, por ndonjëherë dikush ju vë në një pozicion nga i cili nuk mund të dilni. Besoj se ende nuk jemi në atë pozitë” – tha Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit