Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Reagimet e BE-së dhe SHBA-së, Gjinovci ka një kërkesë: Angazhoni dikë, se populli ka filluar të humbas…

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, thotë se ambasadat, sidomos ajo e Amerikës duhet të angazhojnë dikë të analizojë opinionin publik me reagimet e tyre.

Sipas tij, për popullin e Kosovës dikur ishin shumë të respektuar, por tash aleatët s’po janë racionale, si me kundërshtimin e lëvizjes së lirë në Urën e Ibrit, apo me kundërshtimin e sundimit të ligjit lidhur me postat ilegale, populli i Kosovës ka nisë me humbë respektin.

Postimi i plotë:

Ambasadat, sidomos ajo e Amerikës është mirë me angazhu dikend me analizu opinionin publik lidhur me reagimet e saj. 90% e komenteve dhe reactions jon tu kesh në titujt e lajmeve që thonë se aleatët kanë reagu kundër qeverisë. Për popullin e Kosovës dikur aleatët ishin shumë të respektum, tash që aleatët s’po janë racional, si me kundërshtimin e lëvizjes së lirë në urën e Ibrit, apo me kundërshtimin e sundimit të ligjit lidhur me postat ilegale, populli i Kosovës ka nisë me humbë respektin

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit