Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Vuçiqi i kërkon komunitetit ndërkombëtar “garancë për sigurinë e serbëve” të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i tha të martën ambasadores gjermane në Beograd, Anke Konrad se komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurohet që serbët e Kosovës të jenë të sigurtë.

Një postim në Instagram, Vuçiqi tha se “nevojitet një reagim i qartë dhe i pamëdyshje i bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet siguria dhe mbrojtja e të drejtave të serbëve”.

“Përsërita se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në një përshkallëzim të panevojshëm dhe të rrezikshëm të tensioneve që mund të dëmtojnë paqen e fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, ka shkruar Vuçiqi.

Dje gjatë ditës, institucionet e Kosovës kanë zhvilluar disa aksione për mbylljen e postave ilegale të Serbisë në pjesën veriore të vendit.

Këto veprime të institucioneve të Kosovës janë kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, duke thënë se “veprimet e njëanshme” mund të çojnë në incidente të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit