Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Ajo që ndodhi mbrëmë në Zenicë, serbët i ka çartur! 

Tifozët boshnjakë dhe hungarezë së bashku brohorasin kundër serbëve në stadiumin në Zenicë. 

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Bosnjës dhe Hercegovinës e Hungarisë.

Portali “sportsport.ba” është elektrizuar me atë çka ndodhi, po ashtu edhe në Serbi janë të çartuar nga ky bashkim i tifozëve në ndeshjen e djeshme.

“Në fillim dhe gjatë ndeshjes ka pasur më së shumti brohoritje në mënyrë korrekte dhe sportive, por pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, skena që thjesht nuk duam t’i shohim në arena sportive.

Në një moment tifozët e ftuar kanë nisur të thërrasin “vr*te, vr*te serbin”.

Në këtë akt të turpshëm iu bashkuan hungarezëve një pjesë e tifozëve të kombëtares sonë që ndodheshin ende në tribunën e ‘Bilin Polje’.

Në këtë mënyrë u dëmtua reputacioni i Bosnje-Hercegovinës dhe është e sigurt që këto foto dhe regjistrime do të udhëtojnë nëpër Evropë dhe do të dënohen nga i gjithë publiku.

Do të thoshim me të drejtë të plotë. Nuk duhet të ketë asnjë justifikim për gjëra të tilla dhe të ngjashme, sepse është e papranueshme që në vitin 2024 të dëgjojmë ende thirrje të tilla nga tribuna.

Të shtojmë se tifozët hungarezë në fillim të ndeshjes ngritën parullën “Pushohu në paqe viktimat e përmbytjeve”, që sigurisht është një lëvizje e lavdërueshme.

Por ata shkatërruan gjithçka pas fishkëllimës së fundit të arbitrit. Fatkeqësisht në këtë iu bashkuan edhe disa tifozë të kombëtares sonë”, ka shkruar portali i lartpërmendur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit