Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, është përfshirë në një skandal vitin e kaluar. Në pamjet e publikuara ai shihet duke rrahur një person, në lokalin e tij dhe duke i bërë presion për të dëshmuar lidhur me një rast. Në vendin ku ndodhi incidenti u pa edhe zyrtari policor, Enver Krasniqi, i cili e denoncoi rastin.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë janë deklaruar lidhur me këtë rast dhe kanë njoftuar se ndaj Jeton Buqukut është ngritur aktakuzë.
Kështu thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë, pasi ka pranuar kallëzimin penale nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarit J.B., ndaj të njëjtit ka ngritur aktakuzë me datë 9 qershor të vitit 2023, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”
Jeton Buquku dje është kontaktuar nga redaksia, por e ka mohuar gjithë rastin.
Fillimisht nuk ishte e konfirmuar nëse rasti është raportuar apo ajo, por insistimi i Sinjalit dhe hulumtimi tutje solli detaje të reja, që konfirmuan se polici Enver Krasniqi kreu detyrën dhe e denoncoi këtë rast.