spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Buka, qumështi, djathi, vezët, shtrenjtohen sërish çmimet e artikujve ushqimorë

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2 % në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin shtator 2023. 

Qytetarët e Kosovës për çdo ditë janë duke përjetuar rritje të çmimeve ushqimore.

Artikujt bazë, si buka, qumështi, djathi, vezët, kanë qenë me çmim më të lartë edhe gjatë muajit shtator të këtij viti.

Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 0.2 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, shkruan Demokracia.com.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023. Inflacioni mujor ishte (-0,3%) në muajin shtator 2024”, thuhet në raportin e ASK.

Siç ka treguar ASK, çmimet e konsumit janë rritur në 0,2% vjetore dhe – 0,3% mujore.

“Shtator 2024 / Shtator 2023, 0,2 %”

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2 %  në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin shtator 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (13,9%), kafja, çaji dhe kakao (10,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,9%), veshje (4,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,0%), kujdesi personal (3,9%), pijet alkoolike (3,5%), pemët (3,5%), mishi (3,0%), duhani (2,9%), buka dhe drithërat (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”.

“Shtator 2024 / Gusht 2024, -0,3 %”

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (5,2%), perimet (2,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,3%), pijet alkoolike (1,1%), buka dhe drithërat (0,6%), mishi (0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3% në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e ICOP-it: biletat e fluturimeve (-25,9%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,7 për qind në IHÇK-it.

Ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimorë në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti.

Sipas infografikës së publikuar figuron se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë e në këtë vit 52 centë, qumështi 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit