Wednesday, October 16, 2024
spot_img

“Mos po na e ndalë rrymën Dejona”, Rukiqi: Bisedat e Mihalit dhe Krasniqit janë shqetësuese dhe të rrezikshme

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit si koordinatore e VV-së dhe ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rukiqi theksoi se mesazhet e publikuara mes Mihalit dhe Krasniqit janë mesazhe “shqetësuese, e rrezikshme dhe që shkakton dëm të jashtëzakonshëm”. Ai ka potencuar se ndërhyrjet e tilla cilësohen edhe si ndërhyrje në sigurinë kombëtare të vendit.

“Kogja shqetësuese ajo çka kemi parë deri tani. Ndërhyrja në sistemin e energjisë elektrike, është ndërhyrje në sigurinë kombëtare të vendit. Energjia elektrike trajtohet si pjesë integrale e sigurisë kombëtare. Është shqetësuese dhe e rrezikshme dhe me dëm të jashtëzakonshëm. E kemi parë çdo ditë, kjo ndërhyrje. Kjo ndërhyrje nga strukturat paralele të VV-së, secili nga ne paguajmë gati dyfish energjinë elektrike. Kerkush nuk ka pasur rritje një pasnjëshme të dy viteve me radhë. Edhe në vitet kur kanë rënë çmimet, janë rritur çmimet”, tha Rukiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit