Analisti politik dhe njëherësh profesori, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Ministria e Ambientit që nga paslufta ka qenë më e korruptuara në Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij, kjo ka ndodhur jo vetëm në qeverinë e Kurtit, por edhe në qeveritë paraprake.
“Ministria e Ambientit është ministria më e korruptuar në Qeverinë e Kosovës, definitivisht tash është bashku edhe me Ministrinë e Infrastrukturës edhe aty u bo korrupsioni madhor”, tha Spahiu.