spot_img
Tuesday, November 5, 2024
spot_img

“Duhet me pjellë atë njeri”, Jeton Buquku e mohon rastin e dhunës ndaj një personi në lokalin e tij – Pamjet

Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, i dënuar për kontrabandë është përfshirë në një skandal, që dyshohet se u mbajt fshehur dhe kurrë nuk u denoncua. Në lokalin e vet ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku, dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj një personi për të dëshmuar për disa incidente te bizneset e tij, para më shumë se një viti. Sinjali ka siguruar video ekskluzive të rrahjes dhe gjithë rastit që ndodhi më 21 shkurt të vitit 2023.

Dy muaj pasi kishin ndodhur të shtënat me armë zjarri në drejtim të mishtores ‘Buquku’ në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, Jeton Buquku kërkonte t’i qëronte hesapet vet me personat e përfshirë.

Për këtë ‘punë’, ai kishte siguruar disa biseda të viktimës që e rrahu më pas, me një person të tretë, ku pretendonte se i njëjti kishte thënë se i njeh personat e përfshirë në ato incidente. Duke e kërcënuar se duhet me “pjellë” atë person, Buquku shihet dhe dëgjohet teksa i bën presion viktimës që ajo çështje mos të zgjatet.

Të ulur në restorantin ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku nis bisedën me të riun, viktimë e tij (emër i njohur për redaksinë), duke i kërkuar llogari se çfarë informacionesh ka për personat që janë përfshirë në rastet ku është ai i dëmtuar. 

Viktima insiston vazhdimisht se ato informacione janë thashetheme dhe se nuk është në dijeni pë ata persona, ndërsa presioni nga Jeton Buquku vazhdon, derisa në një moment në bisedë kycet përmes telefonit një palë e tretë.

Siç merret vesh, bëhet fjalë për Florim Shabin, i njohur si Duli, nofkë kjo me të cilën i drejtohet edhe Jeton Buquku. Ky i fundit, në momentin që e telefonon Dulin, kërkon nga të dy të përfundojë kjo punë.

Media e ka kontaktuar pronarin e “Buquku”-t, Jeton Buqukun, i cili tha se nuk është në dijeni për rastin.

Biznesmeni pejan ka thënë se nuk e njeh viktimën dhe se ai nuk ka qene kurrë nuk lokalin e tij.

“Jo nuk ka qenë dhe nuk po e di për kë e ke fjalën”, ka thënë Buquku.

Ai ka thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka folur kurrë në telefon as me Florim Shabin, i njohur si Duli.

“Jo, jo nuk e njohë. Jo nuk kam fol – po më doket sikur je duke më marrë në pyetje. As ata, as ata nuk i njohë, jam nxan me një takim”.

Gazeta Sinjali e ka pyetur Buqukun se a e ka rrahur viktimën, por biznesmeni nga Peja kur e dëgjon këtë pyetje e ndalon telefonin dhe nuk e hap më.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit